Emergjencat Civile paralajmërojnë se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot, se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë.
Ai paralajmëroi se, “në 3 ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica”.
Po sipas drejtorit të Emergjencave Civile, “Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”.
Ditë më parë “Shuplaka” publikoi foto nga parashikimi i motit që bënte faqja e specializuar “Accuweather”, sipas së cilës, gjatë fundjavës temeperaturat në vend do të zbresin me disa gradë nën zero. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”546″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]