Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ndau imazhe nga puna që po kryhet në terren e Emergjencave Civile.
Në një postim sot në rrjetet sociale, kryebashkiaku Filo bëri të ditur se, situata e krijuar nga moti i keq në të gjithë Bashkinë Korçë është nën monitorim të vazhdueshëm. Që prej orëve të para të mëngjesit të gjitha strukturat e Emergjencave Civile, borëpastrueset dhe fadromat janë në terren për menaxhimin e situatës së krijuar.
Megjithëse dëbora ka rënë në sasi të konsiderueshme, janë marrë të gjitha masat si me mjete ashtu edhe me kriposjen e rrugëve dhe rezulton që në Bashkinë Korçë aktualisht të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.