03:46 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emërimi i Bernard Dostit, flet Taulant Muka: Është i kapur në plagjiaturë nën drejtimin e Kules. Do të përdoret për zgjedhjet vendore

12:05 | 16/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emërimi i Bernard Dostit, flet Taulant Muka: Është i kapur në plagjiaturë nën drejtimin e Kules. Do të përdoret për zgjedhjet vendore

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, ku në vend të tij u emërua Bernard Dosti, për këtë të fundit pati një sërë reagimesh, të cilin e akuzojnë për plagjiaturë, lidhur me emërimin e Bernard Dostit në krye te UT, ka folur për Fax News, ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka.

Taulant Muka, është shprehur se emërimet dhe shkarkimet e rektorëve në Universitetin e Tiranës janë për interesat partiake. Më tej Muka u shpreh se u shkarkua një person që u kap me shkelje dhe emërohet një person i cili është më keq, duke mos pasur integritet akademik.

“Shkarkohet një person për shkelje dhe emërohet një person me shkelje, pavarësisht se studentët u ngritën në protesta kundër tyre.

Bernard Dosti nuk ka asnjë integritet akademik për të drejtuar Universitetin e Tiranës, i cili u kap me plagjiaturë, këto ndodhin vetëm në Shqipëri. Nuk u zgjodh një person intelektual, por një person i cili nuk ka kapacitet akademik.

Me sa jam në dijeni ka pasur një ngërç mes Zotit Koni dhe MARS, pasi Koni ka kërkuar verifikimin e plagjiaturave që unë kam publikuar.

Unë di që vazhdimisht ministria kishte problem, ish-ministrja kishte dëshirë për të shkarkuar Konin, nuk është diçka e re. por Besa Shahini e shkarkoi Konin si vazhdimësi të punës së nisur nga Lindita Nikolla, pasi bëhet fjalë për interesa partiake, gjithçka në shërbim të interesave korruptive jo në favor të publikut.

Universiteti i Tiranës ka një nivel të ulët, duke u rankiar të fundit në BE, por po shkarkon një person i cili nuk ka bërë punën dhe e zëvendëson me një person akoma më keq që ka vjedhur, që ka bërë plagjiaturë, sepse i bie që po promovojmë legalizimin e plagjiaturës.

Vendimi i  djeshëm i ministres Besa Shahini për emërimin e Dostit në krye të UT më shokoi. Pasi nuk është bërë reformë në momentin që largon disa dhe vendos disa të tjerë që janë të korruptuar dhe të implikuar.

Situatën e lidh me zgjedhjet lokale, pasi shumica e Titujve Akademikë jepen afër zgjedhjeve, për të kapur sistemin pasi shumë pedagogë sigurojnë më shumë vota në këmbim të notës duke këmbyer votat me arsimin dhe ku studentët nuk paraqiten në mësim fare.

Mendoj që personat që lëshojnë këto tituj plagjiaturë me në krye Dhori Kulen duhet të jenë përballë gjykatës ndoshta edhe në burg“.

I pyetur nëse po u zbehen pritshmëritë e protestës së studentëve, Muka u shpreh që protesta e studentëve u kap nga kryeministri Rama.

“Kryeministri tha do e kap protestën e studentëve sepse ai sot ka në dorë  përmes institucioneve, po sepse po jep tituj akademikë plagjiaturë. Akademia e Shkencave po përdoret për të grumbulluar fonde, por nuk po shfrytëzohen për shkencë”.

(B.K/FAXWE.AL)

Etiketa: emerimi i Bernard Dostitflet taulant muka per Fax Newspezullimi i mynyr konitTaulant MukaUT
Pas

Vuani nga reumatizma? Problemi dhe zgjidhja janë më të lehta se mendoni

Para

‘’Në këmbë i ngrihem vetëm Allahut”, ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin (Tensionet në seancë)

Para
‘’Në këmbë i ngrihem vetëm Allahut”, ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin (Tensionet në seancë)

‘’Në këmbë i ngrihem vetëm Allahut”, ish-komandoja kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin (Tensionet në seancë)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.