Ditën e sotme, Bedri Bejta drejtori i Tatimeve Elbasan, u largua nga posti i tij. Edhe pse në media, qarkulloj lajme se Bejta u shkarkua nga posti, i komunikuar menjëherë nga FaxNews, ai ka deklaruar se nuk është shkarkuar por larguar me dëshirë nga kjo detyrë.
Në vend të Bejta, është vendosur Vangjel Ranxha. Por kush është Vangjel Ranxha, drejtori i sapo emëruar?
Vangjel Ranxhës i kanë vendos tritol në makinë në vitin 2013. Ngjarja është akoma e pazbardhur. Shpërthimi i eksplozivit ka dëmtuar makinën Vangjel Ranxhës që atë kohë mbante postin e kreut të FRESSH në Elbasan.
Ky atentat ka tronditur Elbasanin në atë kohë dhe është pasqyruar gjerësisht në mediat e vendit. Sasia e eksplozivit ka shpërthyer në një nga gomat e përparme të mjetit të kreut të FRESSH-it, rreth orës 19:00 të 11 Nëntorit 2013, pasi asokohe 30-vjeçari kishte mbërritur në shtëpi, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, bashkë me familjen e tij. Në komunikatën e asaj kohe, thuhet se “Autorët kanë përfituar nga terreni i errët dhe me shi dhe i janë afruar rrugicës ku Ranxha kishte parkuar mjetin e tij me targa angleze tip “Benz”, pikërisht para portës së banesës.
(K.H/Faxweb)
Discussion about this post