Është emëruar drejtori i ri i AZHBR-së. Në krye të Agjensia e Zhvillimit Buqëror Rural është vendosur Fadil Shahini. Shahini dhe ka zëvëndësuar Suela Popën që mbante këtë post deri dje. Theksojmë që Fadil Shahini vjen në krye të AZHBR si propozim i Lulzim Bashës në emër të PD-së pas arrtijes së marrëveshjes.
Pas arrtijes së marrëveshjes Rama-Basha janë zëvëndësuar disa nga drejtorët e drejtorive të rëndësishme në vend.
Tashmë janë emëruar të pestë drejtorët e rinj të propozuar nga Partia Demokratike: Ibrahim Morina te ALUIZN-i, Arjan Hoxha në krye të Burgjeve, Haki Mustafa në krye të OSHEE-së, Arjan Bylykbashi në krye të ZQRPP dhe Fadil Shahini në krye të AZHBR. (J.V/Shuplaka)