Dy javë pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt, Rebani Jaupi është emëruar drejtor i Policisë së Tiranës.
Derimë tani Jaupi mbante postin e zv. drejtorit të Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se vendimi për lirimin nga detyra të Skënderajt, erdhi nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në media u tha se kjo ndodhi për shkak të përplasjeve të familjarëve me përmbarimin në zonën e Petro Ninit, mirëpo një tjetër tezë ishte ajo se Skënderaj nuk kishte pranuar që të largonte me dhunë nga rruga banorët e Astirit. (LEXO KETU)
Jaupi më herët ka mbajtur dhe postin e Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
(E.K/FAXWEB.AL)