Është emëruar ditën e sotme drejtori i ri i Policisë së Lezhës, i cili do të jetë Ferdinad Mara. Vetë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të bëjë prezantimin e tij në Policinë Vendore të Lezhës.
Mara do të zëvendësojë në këtë detyrë Bledar Çeliut, i cili është emëruar te Task Forca në Tiranë. Ministri Xhafaj shkon në Lezhë pas analizës qe beri në Policinë Shkodër. (B.H/Faxweb)