Gazetari Basir Çollaku me anë të një postimi në Facebook u shpreh se kryeprokuroja e Përkohshme e përgjithshme Arta Marku po ecën në të njëtën rrugë si Adriatik Llalla.
Sipas tij dikush rritet në detyrë se shkurt dhe thjesht janë shoqe të ngushta të Arta Markut siç është rasti Donika Prelës, Anita Jellës dhe Enkeleda Millonai.
Statusi i plotë
Emerimet e Arta Markut, histori marrëdheniesh te ngushta shoqerore pa meritokraci.
Nuk jane te pakta komandimet e Arta Markut e cila po ecen ne te njejten rruge si Adriatik Llalla. Komandimet e pastudiuara dhe per me teper te pamerituara jane kthyer ne risine e punes se prokurores se pergjithshme qe harron se eshte e perkoheshme. Dikush rritet ne detyre se shkurt dhe thjesht eshte shoqe e ngushte e Arta Markut sic eshte rasti Donika Preles, por jo vetem kaq por dhe bashkeshortet e dy zonjave jane shoke te ngushte. Iu vodh posta sekrete dhe u promovua, kjo eshte merita e vetme e Donika Preles ne sistemin e prokurorise shqiptare deri tani?!?. Shoqja tjeter e Arta Markut Anita Jella drejtuese e Durresit, u perball me vjedhjen e dosjeve te prokurorise pas nje bisede mbi 3 ore ne zyren e saj me ish-shefen e mepareshme Donika Prela.
Enkeleda Millonai drejtuesja e Elbasanit siç duket po shijon “pushimet” ne Suedi ne nje trajnim 3 javor ku vete Arta Marku e ka derguar. Kjo dmth se prokuroria e Elbasanit nuk paska patur dhe aq nevoje per Enkeleda Millonain dhe emri i saj eshte thjesht qoka e radhes qe Arta Marku i ben vartesit te saj dikur epror.
Prokuroria eshte lodhur nga keto levizje denigruese dhe promovime pa meritokraci qe per hir te se vertetes jane bere dhe nga Adriatik Llalla.
Paligjshmeria e vendimeve dhe emrimeve eshte thuajse e perditshme. Perveç kesaj nese sheh me vemendje emerimet ka nje njeanshmeri tjeter besimi, e cila mbase eshte rastesi. Paligjshmeria eshte zevendesuar me porosite politike te cilat kane dhene rezultat me se shumti dobesimin e instituciinit se sa forcimin e tij. Prokuroria ka mberritur ne stadin, rrofte prokurori u rrezofte prokurori..!!! Mos valle do shohim te njejtin fund per Arten si per Adriatikun?
Discussion about this post