Tashmë janë me qindra emigrantët shqiptarë që janë të detyruar që të qendrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë, e që janë kthyer nga vende të ndryshme si Italia, Greqia apo Turqia. Turistë me pagesë në vendin e tyre, dhe shpeshherë në kushte edhe të vështira psikologjike, ata po telendisen, dhe po ripen financiarisht në një kohë kur mund tiu bëhej testi i Covid 19, dhe të bënin karantinën në shtëpitë e tyre.
Emigrantët që janë vendosur në hotelet në afërsi të Korçës shprehen se nuk kanë mundësi që të blejnë ushqimet, dhe se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë nga ana e Bashkisë.
“Kemi 6 ditë në karantinë, nuk na ka ardhur fare asnjë ndihmë nga ana e bashkisë”, shprehet një prej emigrantëve, që më pas pohohet dhe nga të tjerët, të cilët nuk lejohet që të dalin nga dhoma dhe flasin nga dritarja e hotelit. Ata shtojnë se nuk kanë bërë as pagesën e hotelit, edhe nuk dinë sa do të jetë ajo.
“Do na mbajnë peng këtu, ne skemi me çfarë e bëjmë pagesën për hotelit”, shprehet një prej emigrantëve. Ata tregojnë se u kanë shkuar nga ana e Bashkisë për ti pyetur, dhe i kanë premtuar se do ti ndihmonin, por kjo nuk ka ndodhur të paktën derimë tani.
Edhe në Gjirokastër ka dhjetra emigrantë që janë karantinuar në hotele, dhe nuk lejohet që të dalin prej aty, pasi godina ruhet nga punonjës të policisë dhe ushtrisë.
(E.K/Faxweb.al)