15:46 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emigrantët e kthyer në Shqipëri, me sytë nga zyrat e punës, kategoritë që dominojnë

13:25 | 26/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Emigrantët e kthyer në Shqipëri, me sytë nga zyrat e punës, kategoritë që dominojnë

Në Shqipëri mungojnë shifrat e sakta të emigrantëve të kthyer për gjatë viteve të fundit për shkak tësituatës së vështirë ekonomike që hasën në vendet ku jetonin dhe punonin. Megjithatë një pjesë e vogël preferojnë që t’i drejtohen shtetit për të kërkuar ndihmë në punësim. Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës tregojnë se në fund të 2016-ës numri i emigrantëve të kthyer dhe të regjistruar si punëkërkues të papunë ishte 717 nga të cilët 289 ishin regjistrime të reja.

Pjesa më e madhe e tyre janë kthyer nga Greqia ( rreth 74%) dhe si shkak kryesor ( rreth 84%) kishin papunësinë.

Më së shumti emigrantët e kthyer janë familjarë dhe kanë qenë të papunë afatgjatë ( 75%).

Meshkujt janë ata që dominojnë më së shumti të kthyerit ( 71%) duke qenë edhe kryefamiljarë (41%).

Deri në moshën 29 vjeç emigrantët e papunë të kthyer i përkasin më së shumti qarkut të Elbasanit, të ndjekur nga ai i Kukësit, ndërsa mbi moshën 40 vjeç ishin nga Korça, Vlora dhe Lezha. Pothuajse e gjithë kjo kategori ka pasur vetëm arsim të mesëm dhe fill pas regjistrimit kanë kërkuar më së shumi këshillim për punësim si dhe orintim profesional.

Qeveria shqiptare në zbatim të planit të masave të strategjisë për riintegrimin e shtetasve shqiptarë të kthyer, si pjesë e politikave kombëtare për migracionin janë krijuar sportele të emigracionit në të gjitha zyrat e punësimit. Ato ofrojnë këshillim, informim, ndërgjegjësim mbi situatën e Tregut të punës me qëllim ri integrimin dhe punësimin sa më të shpejtë të tyre./ Revista Monitor

Etiketa: emigrantepapunësi
Pas

Meta me të rinjtë në Tiranë: Suksesi më i madh është që ëndrrën ta realizoni në vendin tonë

Para

“McAllisteri nuk harron surprizën e hidhur të Bashës, tre skenarët për të futur PD-në në zgjedhje”

Para
Teza e re e Nazarkos: Ja pse ja vlen një koalicion me bazë të gjerë PS-PD

"McAllisteri nuk harron surprizën e hidhur të Bashës, tre skenarët për të futur PD-në në zgjedhje"

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

Situata e zjarreve në vend, 9 vatra të raportuara, 5 të shuar dhe 4 ende aktive

15 palestinezë të vrarë në Gaza, SHBA pret përgjigje nga Hamasi për armëpushimin

Aksident në Shkodër/ Humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua, përfundon te Trauma 50-vjeçari

Erdogan: Politikat gjithnjë e më agresive të Izraelit kërcënojnë paqen rajonale

Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë/ Vijon rinumërimi në qarkun Durrës

Tepelenë/ Asgjësohen 195 bimë kanabis, procedohet kryeplaku për shpërdorim detyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.