Vazhdon fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar pushimet me të afërmit e tyre.
Gjatë ditëve të fundit në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar.
Sipas policisë kufitare në këto 5 ditë kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42477 shtetas, ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë.
Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar.
Sipas shifrave te fundit nga policia kufitare bëhet e ditur se gjatë 24 orëve fundit Kapshtica ka regjistruar 6219 hyrje dhe 1484 dalje ndërsa në Qafë Thanë janë regjistruar 3020 hyrje dhe 3130 dalje.