Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda e ftuar në ‘Fax News’ ka folur për një nga problemet kryesore që po përballet BE por edhe vendet e Ballkanit siç është ai i emigrimit të paligjshëm.
Voda deklaroi se Shqipëria nuk është vendi kryesorë përmes së cilës emigrantët e vendeve të treta kalojnë për tu futur në BE por peshën kryesore e mbajnë Greqia dhe Turqia. Megjithatë ajo tha se shifrat janë shqetësuse dhe duhen masa.
“Mbetet një shqetësim pasi vetëm nëse u drejtohemi të dhënave nga janari në fillim të majit , kemi gati 15 mijë emigrantë të paligjshëm në vendet e BE. si portë hyrëse emigracioni ka Turqinë dhe Greqinë. 92% kanë përdorur territorin e shtetit grek. Por edhe ne kemi shqetësimin tonë se ne ndajmë kufirin e gjelbër me Greqinë.
Rruga e njohur ka qenë Maqedoni-Serbi-Bullgari, por kjo rrugë është mbyllur. Në Serbi ka 7 mijë emigrantë të paligjshëm, në Shqipëri kemi afro dy mijë që kanë hyrë në katër muaj e gjysë në vitin 2018, por Shqipëria ka trendet më të ulëta krahasuar me tjerët, por shqetësmi është në rritje.
Jemi munduar të shtojmë patrullat dhe të jenë 24 orëshe, dhe ka një bashkëpunim edhe me palën greke për parandalimin e këtij fenomeni”, tha ajo, duke shtuar se sistemi i Shqipërisë TIMS është nga më të mirët për identifikimin e elementëve të rrezikshëm mes emigrantëve.
E pyetur në lidhje me azilkërkuesit shqiptarë në vendet e Europës, një problem për të cilin Franca por edhe vendet e tjera kanë ngritur shqetësime, Rovena Voda deklaroi se rreziku i pezullimit të liberalizimit të vizave nuk ekziston më, ndërsa shtoi se numri i azilantëve shqiptarë ka rënë në mënyrë drastike.
“Ky skenar nuk ekziston më, skenari i pezullimit të liberalizimit të vizave nuk ekziston më për shkak se ka pasur ulje të azilkërkuesve shqiptarë nga viti 2016 në 2017 kemi patur 30% ulje dhe nga janari deri në maj këtë vit ne jemi 59 % më pak azilkërkues shqiptarë.
Ishte Franca që pati shqetësim, ngriti zërin që edhe mund të kishte një skenar për vizat, por vullneti ishte i madh për ta zgjidhur këtë situatë. Rregullat ishin lënë menjëanë pak, se tani as më pak e as më shumë policia shqiptare dhe ato të BE po zbatojnë me rigorizitet kriteret e lëvizjes si dhe ndërgjegjësimi i shqiptarëve ka luajtur rol në përmirësimin e situatës. Për Belgjikën, edhe ata na përgëzuan për masat e marra dhe shpresojmë që kjo gjë vjen në rënie. Njerëzit duhet ta dinë që rruga më e mirë nuk është kërkesa për azil por një kërkese në rrugë të ligjshme. Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta”, tha ajo.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post