Dhjetra emigrantë shqiptarë janë bllokuan në aeroportin e Bolonjës në Itali ndërsa e kanë demostruar pakënaqësinë e tyre përmes rrjeteve sociale teksa thonë se kompania “Air Albania’ kishte prerë më shumë bileta se kapacitetet e avionit.
Mësohet se emigrantët shqiptarë kanë prerë bileta me kompani të ndryshme dhe në momentin kur kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë sepse kompanitë shqiptare kishin prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.
Video e publikuar në rrjetet sociale tregon kaosin e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të vazhdojnë me procedurat e hyrjes për kthimin në atdhe.
Edhe pse ka disa që prej ditës së djeshme që kjo ka ndodhur, mësohet se ende janë lënë pa përgjigje dhe një zgjidhje konkrete, ndërsa kompania që ka prerë biletat nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse ka pasur mbiprerje të tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)