10:53 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Emigrantët sollën në shtëpi një rekord prej 444 milionë euro në 6-mujorin e parë

08:33 | 13/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emigrantët sollën në shtëpi një rekord prej 444 milionë euro në 6-mujorin e parë

Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky nivel është 5.3% më i lartë edhe se janar-qershori i 2019-s, që deri tani mbante rekordin me 424 milionë euro.

Pas atij viti, dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.

Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).

Pas një reduktimi deri në 2020-n, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.

Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi që do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend po zhvillohet këtë vit). MONITOR

Pas

Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden

Para

Ndalni migrenën brenda pak sekondave me këtë përbërës natyral

Para
Ndalni migrenën brenda pak sekondave me këtë përbërës natyral

Ndalni migrenën brenda pak sekondave me këtë përbërës natyral

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 186/508 kuti në Elbasan. PS merr ruan mandatin e 10-të merr rreth 800 vota

Numërohen 173/587 kuti në Fier, PS kryeson me 17 mijë vota më shumë. Ja sa të mbrojtur e ka mandatin e 12-të

SHIFRAT/ Mbyllet numërimi në Himarë, Partia Socialiste fiton me mbi 50% të votave

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, kryeson Partia Socialiste

Përfundon numërimi në Has/ Fiton PD me 52.57%

Numërohen 122/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të. Ja sa vota i duhen PD-së për ta çuar qarkun në barazim

Spiropali: Puna e PS dhe besimi i qytetarëve, rezultati i fitores në Vorë

Vijon numërimi në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! PS siguron 19 mandate, PD 14

Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 09:30 për qarqet Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës

“Shqipëria europiane, një realitet i prekshëm”/ Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.