Gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria njofton se disa emigrantë u kanë vënë zjarrin dyshekëve të qelive të paraburgimit në Greqi.
Sot në mbrëmje, emigrantët në shenjë revolte për kushtet e këqija, u kanë vënë flakën dyshekëve në qelitë e paraburgimit në Migonias të Selanikut.
Bëhet fjalë për një zjarrr që u shuajt shpejt nga zjarrfikësit. Për këtë rast autoritet kanë filluar hetimin paraprak, pasi zjarri është venë nga të dënuarit e paraburgimit dhe nuk dihet ende nëse midis tyre ka ndonjë shqiptar si autor të kësaj revolte.
(F.GJ/FAXWEB.AL)