Një shqiptar në Itali ka humbur jetën në një aksident tragjik pikërisht natën e ndërrimit të viteve.
Emigranti 74-vjeçar po kalonte rrugën kur një makinë e përplasi duke i shkaktuar plagë të rënda.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në Bassano të Italisë.
Mediat italiane bëjnë me dije se i moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ai kishte vdekur kur arriti.
Makina tip “Fiat” drejtohej nga një emigrant afrikan, i cili është ndaluar nga policia. (D.D/Shuplaka)