Pas grabitjes që iu bë një emigranti dje në qytetin e Korçës, Policia e qytetit juglindor zbardh detaje të reja.
Paraprakisht mësohet se shuma e grabitur është rreth 15 mijë Euro, ndërkohë që emigranti ishte nga fshati Selenicë i Ersekës.
Po ashtu Policia njofton se grabitja është kryer nga dy persona, sapo emigranti ka dalë nga exchange. Të dy grabitësit, pasi kanë marrë çantën me para, janë larguar me vrap në drejtim të pazarit.
Një patrullë e policisë,që ishte afër vendit të ngjarjes, i ka ndjekur grabitësit, por pa mundur t’i ndalojë pasi ata janë futur në brendësi të lagjeve,
Grabitësit nuk kanë qenë të maskuar, çka e bën më të lehtë zbulimin e tyre. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zyrës së ujësjellësit dhe ato te exchangeve përrreth.
(E.K/SHUPLAKA)