Një vajzë bionde nga Shqipëria që jeton jashtë shtetit, ka treguar në llogarinë e saj në Instagram, sesi sipas saj, sillen shqiptarët kur dalin jashtë shtetit ose emigrojnë.
Në videon e publikuar, emigrantja ankohet për bashkë-emigrantët e tjerë nga vendlindja e saj, që ‘shesin mend sa zbresin nga avioni, por harrojnë se nga kanë ardhur.’
Sipas saj, sa largohen nga vendi, shqiptarët dinë vetëm të harxhojnë para nëpër clube-e dhe femra dhe hiqen sikur janë gangstera.
Ajo gjithashtu e flet anglishten me ‘rr’ për të treguar se shqiptarët nuk dinë as ta flasin siç duhet.
Ajo thotë:
‘’Shko mëso anglishten, o fshatar, o fshatar. Harrove nga ke ardhur? Bukë me djathë me domate, fasule nga gjyshja? Fshatar ke me ngel.”
Emigrantja që jep leksione për bashkë-emigrantët nga Shqipëria u përmend gjithashtu shkollën dhe karrierën që kanë bërë në vendlindje duke u vënë në dukje se atje ‘kanë mjelë lopën ose kanë ecur gomarin.’
Videoja ka marrë komente nga shqiptarë që thonë se vajza mund të ketë disa vite jashtë dhe tani bën si vendase duke gjykuar të tjerët./Joq