20:10 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Emigrimi dhe pasojat e tij shkatërruese për një shoqëri, kush janë katër qarqet me rënien më të madhe të lindshmërisë në Shqipëri

07:17 | 16/08/2021
në Flash, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emigrimi dhe pasojat e tij shkatërruese për një shoqëri, kush janë katër qarqet me rënien më të madhe të lindshmërisë në Shqipëri

Qarku i Kukësit edhe pse ka normat më të larta të lindjeve në vend në raport me vetveten ka shënuar rënien më të madhe të lindshmërisë në rang vendi në katër vitet e fundit me rreth 28%, sipas te dhënave te përpunuara nga INSTAT.

Pas Kukësit më rënie drastike të lindshmërisë janë për përballuar edhe qarqet e Fierit (-27%), Vlora me (-26%) dhe Berati po me (-26%) gjatë periudhës 2017-2021.

Të dhënat tregojnë se, qarqet më rënien më të madhe të lindjes kanë edhe shifra të larta të zhvendosjes së popullsisë si brenda dhe jashtë vendit.

Vala e azilkërkuesve që nisi në vitin 2005 goditi më së shumti qarkun e Kukësit, ku më mijëra persona u larguan kryesisht drejt Gjermanisë duke zbrazur lagje të tëra. “Boshatisja” e qytetit e ka ndikuar për keq edhe zhvillimin ekonomik të këtij qarku, i cili është i vetmi që ka shënuar rënie ekonomike gjatë kësaj dekade teksa të tjerët janë rritur.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kukës kanë lindur 534 foshnja, nga 722 në 6-mujorin e parë 2017. Lindjet kanë shënuar rënie dyshifrore në të gjitha qarqet e vendit në katër vitet e fundit, por fenomeni ka qenë më i lartë në qarqet që kishin normë të lartë të ikjes së popullsisë.

Shqipëria është duke përjetuar zhvillime alarmante në humbjen e popullsisë, për shkak të emigracionit të lartë, i cili ka një efekt negativ të dyfishtë pasi pengon rritjen e popullsisë në të ardhmen nëpërmjet rënies së lindjeve. Edhe pas tri dekadash nga ndryshimi i sistemit, flukset emigratore janë të larta, duke e vënë perspektivën e zhvillimit të vendit në një rrugë pa krye.

Rezultatet që dolën nga anketa e madhe e emigracionit që zhvilloi INSTAT, në bashkëpunim me donatorët në rreth 20 mijë familje (prill-korrik 2019) treguan se janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011. Anketa ka zbuluar një fakt të frikshëm në dekadën e kaluar, pasi fenomeni është zgjeruar në emigrimin e së gjithë familjes. Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.

Në totalin e familjeve të larguara jashtë, numrin më të madh e ka Tirana, ku raportohet se janë larguar 10,3% e totalit të qarkut, ndërsa qarqet me humbjet më të mëdha të popullsisë janë Kukësi dhe Tropoja në Veri, Durrësi dhe Elbasani në qendër dhe Fieri në Jug./Monitor

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Dita nis me kthjellime por më pas do të ketë dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit këtë të hënë

Para

Premtoi se do ta bindë Mesin të qëndrojë në Barcelonë, tifozët blaugranas shpërthejnë kundër Laportas: Tradhëtar! Shërbëtor i …

Para
Premtoi se do ta bindë Mesin të qëndrojë në Barcelonë, tifozët blaugranas shpërthejnë kundër Laportas: Tradhëtar! Shërbëtor i …

Premtoi se do ta bindë Mesin të qëndrojë në Barcelonë, tifozët blaugranas shpërthejnë kundër Laportas: Tradhëtar! Shërbëtor i ...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura në 6-të bashki

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin Ajatollah Ali Khamenei

Presidentja e RMV: Sa më të bashkuar, aq më rezistentë përballë sfidave, pengesat e kaluara s’do ta ndalin integrimin

Samiti i SEECP, presidenti Begaj: Shqipëria në krah të Izraelit, të gjendet gjuha diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Samiti i SEECP në Tiranë, Serbia voton kundër deklaratës së përbashkët

Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

Bashkëpunim kundër krimit –Tiranë, Forumi i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Rajonit

Sulmet ajrore me dronë e raketa, si Izraeli po shkatërron infrastrukturën bërthamore të Iranit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria mbështet integrimin europian të rajonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.