Një ngjarje e rëndë ka nodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku 39-vjeçari Emilioano Ramazani, u qëllua me breshëri plumbash për vdekje nga një makinë në lëvizje.
Ramazani rezultonte i arrestuar edhe më parë nga policia për trafikim të lëndëve narkotike. Përveç arrestimin në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.
Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët.
Në datën 16 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Shpresa Beçaj, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi vendosën rrëzimin e dy gjykatave dhe lirimin e Ramazanit.
Sipas vendimit me datë 16.07.2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” e Kodit të Procedurës Penale:
“Ndryshimin e vendimit nr.111, datë 17.04.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës në këtë mënyrë; Rrëzimin e kërkesës për caktim masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Emiljano Durim Ramazani; Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Urdhërohet Prokurori pranë Gjykatës së Lartë për ekzekutimin e këtij vendimi.”- thuhet në vendim.
Hera e fundit që Emiljano Ramazani është proceduar ka qenë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine. Prokuroria e Elbasanit ne 2018 ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burgim për akuzën e shpërndarjes së kokainës në qytet, si dhe iu sekuestruan kokainë,disa pasaporta dhe disa telefona.
Në fund të procesit gjykata deklaroi të pafajshëm Emiljano Ramazanit duke e liruar nga qelia. Tashmë çështja ndodhej në pritje për tu gjykuar në gjykatën e Apelit Durrës, pasi prokuroria kishte depozituar apelim.
“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” e Kodit të Procedurës Penale, Prishjen e vendimit nr. 10-2017-625/57, datë 21.03.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr. 133/13-2017-906, datë 20.02.2017 të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan, dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për të arrestuarin Emiljano Ramazani.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit Emiljano Durim Ramazani nga dhomat e paraburgimit në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.Ngarkohet prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutimin e këtij vendimi.”- thuhet në vendim.