Edhe njëherë tjetër shtyhet seanca gjyqësore e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, kjo për shkak të mungesës së të parit dhe të avokatit mbrojtës të të dytit.
Megjithatë sipas raportimeve, mësohet se Shullazi ka patur një arsye të fortë për të munguar, kjo për shkak se i është nënshtruar një ndërhyrje të vogël kirurgjikale. Për këtë arsye ai është përfaqësuar nga avokati mbrojtës. Por për shkak të mungesës së tij, u bë e pamundur ballafaqimi i të dyshuarve me dëshmitarin e mbrojtur Ylbi Beqja.
Në këto kushte gjykata u detyrua që seancën e sigurimit të provave ta shtyjë deri më datën 16 shkurt. Kjo është hera e 10 që seanca e sigurimit të provave shtyhet për shkak se të dyshuarit nuk përballen me dëshmitarin që i ka kallëzuar për gjobvënie, Ylli Beqja. (D.D/Shuplaka)