Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Emiljano Aleksi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft goditëse për t’iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama dhe lojës së sotme të tij nga Parku i Liqenit.
Ai ka postuar një karikaturë ku shfaqet kryeparlamentari Ilir Meta, duke ngritur pesha të rënda. Bashkangjitur saj, Emiljano Aleksi shkruan: “Luajmë vetëm me pasha të rënda”.
Paraditen e sotme, kreu i Qeverisë luajti basketboll në shoqërinë e disa të rinjve, në parkun e Liqenit Artificial.
Koalicioni PS-LSI, i karakterizuar së fundmi nga deklarata plot akuza nga të dy palët, është ende në pikëpyetje. Sot bëhen katër vite nga krijimi i tij.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post