03:49 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me copëzat e dhimbjes së shpirtit, të shkruajta ngushëllimin”, Aleksi i dëshpëruar për humbjen e Kasem Hysenbelliut: Në vend të urimit, më erdhi pikëllimi

16:20 | 05/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Me copëzat e dhimbjes së shpirtit, të shkruajta ngushëllimin”, Aleksi i dëshpëruar për humbjen e Kasem Hysenbelliut: Në vend të urimit, më erdhi pikëllimi

Këshilltari i Presidentit, Emiljano Aleksi ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Turqi, ku po kurohej ndaj koronavirusit.

Me një poezi, Aleksi i trishtuar thotë se këtë dhjetor mori lajmin e rëndë për ikjen e mikut, ngushëllimet për të cilin i shkruan me copëzat e dhimbjes së shpirtit.

“As ti s’më erdhe me urimin e dhjetorit
Si çdo vit të qëndisur mesazhet e gëzimit
Sa më mungoi urimi i ytë mik..!
Në vend të urimit më erdhi pikëllimi
Që kishte rënë sot kudo..!

Për ikjen tënde të hershme mik
E unë në vendë të urimit tëndë i dashur.
Me copëzat e dhimbjes së shpirtit
të shkruajta ngushëmimin
Lamtumirë mik i mirë…!”, shkruan Aleksi.

Fax Media ka humbur arktitektin e tij i cili e themeloi nga e para në Tetor të vitit 2017, duke qenë drejtor dhe pronar i vetëm. Kontributi i zotit Hysenbelli në median shqiptare ka qenë i vyer, i veçantë, i shumanshëm dhe i gjatë.

Diplomuar për matematikë dhe në fushën e Jurisprudencës, ai tashmë mbetet një personalitet në median shqiptare me një angazhim 20-vjeçar, si drejtues i disa prej tyre. Ai fillimisht është angazhuar si drejtor i Përgjithshëm i Gazetës Panorama. Nga 2001-2012 ka drejtuar këtë gazetë. Nga 2012 deri 2016 Drejtor i Përgjithshëm i News 24. Zoti Hysenbelli themeloi të parin TV të pavarur në vend Fax News, që me përkushtimin dhe vendosmërinë e tij, u shndërrua përtej çdo parashikimi në zërin e njerëzve të thjeshtë. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Për një periudhë tepër të shkurtër, zoti Hysenbelli në drejtimin e Fax News, shtroi rrugën e një modeli mediatik të përqafuar nga qytetari shqiptar, të tregojë pavarësinë e asnjanësinë e një media kur media në përgjithësi, ishte në rënie të lirë sa i përket besueshmërisë së qytetarëve. Beteja e tij për tu futur dhe mbijetuar në tregun mediatik ka qenë në kushte aspak komode, jo të barabarta dhe jo pak herë edhe e shënjestruar, por aleanca e pakompromis me të vërtetën dhe qytetarin, e shndërroi në atë për të cilën ishte krijuar.

Zoti Hysenbelli ofroi një pasqyrë mediatike ku mjetet e kontakteve të saj nuk ishin të mbushura me shqetësimin e politikës dhe politikanëve mbi të vërtetat e hidhura ndonjëherë; të personazheve që shqetësohen për bëmat e tyre; të krimit që blinte informacionin; të biznesmenëve ndaj të cilëve punonjësit e tyre kishin ankesa. Dyert e Fax News zoti Hysenbelli i shndërroi në një organ të rëndësishëm ku drejtësia ballafaqohej me padrejtësinë duke mbajtur gjithnjë krahun e të vërtetës.

Mjetet e kontaktit të Fax Medias u hapën për qytetarët, pa dallime të çfarëdollojshme. Ekrani që krijoi zoti Hysenbelli përfaqëson denjësisht atë për të cilën u krijua, që sot ndiqet dhe përcillet në disa platforma në shumë shtete të botës përmes asaj televizive dhe online.

5 Dhjetori është një ditë e dhimbshme për familjen Hysenbelli, bashkëshorten e tij Enkelejda, djalit Kevinit dhe vajzës Donika si dhe familjarët, të afërmit e bashkëpunëtorët ndër vite.

Sot është një ditë e dhimbshme dhe humbje e pazëvendësueshme edhe për familjen e Fax Media Grup, për çdo punonjës të kësaj mediaje të cilëve Hysenbelli u dha ndër vite besnikëri, liri profesionale, nxitje për të gjetur dhe transmetuar vetëm të vërtetën. I gjithë stafi i televizionit që ai themeloi i shprehin ngushëllimet familjes së presidentit Hysenbelli për humbjen e madhe.

Etiketa: emiljano aleksiKasem Hysenbelli
Pas

“Na la pa humorin e tij të hollë”, Irfan Hysenbelliu mesazh për humbjen e të vëllait: Faxnews dhe Faxweb, produktet e shpirtit e mendjes së Kasëmit do të…

Para

Sali Berisha mesazh ngushëllimi pas humbjes së parakohshme të Kasem Hysenbelli: Qëndroi burrërisht, ngriti median e respektuar nga publiku

Para
“U mësove të ngresh gjëra që ende nuk kishin mbirë në tokë’, rrjeti në zi pas largimit të parakohshëm të Kasem Hysenbelli, themeluesit të Fax News: Si mund të kishe aq shumë forcë…

Sali Berisha mesazh ngushëllimi pas humbjes së parakohshme të Kasem Hysenbelli: Qëndroi burrërisht, ngriti median e respektuar nga publiku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.