Emiljano Shullazi ka hequr dorë nga kërkesa e tij për të kërkuar si dëshmitar Sali Berishën.
Gjykata e kishte pranuar më herët vendimin e tij.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Shullazin të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i tij.
Ata gjithashtu u tërhoqën edhe nga thirrja e Ardian Cipës dhe Shyqyri Durakut.
Mbrojtja kërkoi ballafaqim mes Ylvi Beqes dhe dy avokatëve Alban Qafa dhe Nexhat Kambo për dëshminë ve tyre se Ylviu u pati thënë që ishte kërcënuar nga Besim Hajdarmataj për të dëshmuar kundër Shullazit.
(E.K/FAXWEB.AL)