03:47 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Emiljano Shullazi lë qelinë dhe përfundon në spital

09:19 | 28/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dënimi i Emiliano Shullazit, Ambasada Amerikane jep një mesazh: Ai proces ishte i thjeshtë pavarësisht zhurmës

Emiliano Shullazi ka lënë qelinë dhe është shoqëruar për disa orë në spital. Fax News raporton se Shullazi ka qendruar rreth një orë në spital. Shullazi u shoqërua nga forcat e policisë dje në mesditë në një spital privat.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan Emiliano Shullazin në spital. Shullzai është shoqëruar nga një grup i gatshëm i Drejtorisë së Burgjeve. Sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që Shullazi të ketë zhvilluar ndonjë takim.

Në 13 nëntor 2018, Shullazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 14 vite burg, për kërcënimet dhe gjobëvëniet financiare ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.

Në total, pesë të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, morën një dënim prej 55 vite burgim.

Por kjo masë dënimi nuk është pranuar nga të pandehurit, të cilët nëpërmjet apelimit të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë kërkuar të deklarohen të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Në fakt, Shullazi arriti të marrë tre pafajësi në shkallë të parë, por u dënua me 14 vite burgim vetëm për rastin e konfliktit që ka pasur me biznesmenin Beqja. Pikërisht dëshmia e Ylvi Beqja, ishte ajo që po mbajti në qeli Shullazin, dhe tre anëtarët e tjerë të grupit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Nëpërmjet apelimit avokatët e të pandehurve kanë ngritur pretendime për një sërë shkelje proceduriale, të bërë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor, duke kërkuar pafajësi për të pandehurit.

Kush është Emiljano Shullazi

Emiljano Shullazi është një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë. Ai është ndaluar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepron në rrugën e Kavajës.

Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Arrestimi i fundit i Shullazit ka qenë me datën 9 nëntor 2011 kur ai së bashku me një shokun e tij u ndaluan për veprën penale të armbajtjes pa leje.

Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2. Po ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011, Shullazi është kapur me armë, por ka deklaruar se ajo ishte artizanale dhe e kishte dhuratë, duke hedhur poshtë dyshimet se po planifikonte ndonjë ngjarje kriminale.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Emiliano Shullazi
Pas

E pazakontë, nëna me tru të vdekur prej 3 muajsh sjell në jetë foshnjën e saj

Para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje të miturin

Para
Makina përplas kalimtarin, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës (Video)

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje të miturin

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.