I shumëpërfoluri Emiljano Shullazi po dërgohet në spital për të kryer ndërrhyrjen kirurgjikale.
Emiljano Shullazi është në proces gjyqësor për shtrëngim dhe kanosje për të përfituar pasuri. Shullazi do të qëndrojë disa ditë në spital në ruajtje nga Policia e Rendit dhe nga ajo e Burgjeve. Deri më tani gjyqi ndaj Emiljano Shullazit është shtyrë 14 herë.
Biznesmeni Ylvi Beqja ka qenë i vetmi që ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat i janë marrë, siç thotë ai, nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij bashkë me një pjesë të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” në Durrës.
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2014, pasi Beqja ishte takuar me Shullazin në makinën e tij të blinduar në Tiranë diku te “21 Dhjetori” dhe i kishte kërkuar ndihmë për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” në Hipotekën e Durrësit.
Pas këtij momenti, Shullazi ka kërkuar 20 për qind të pronës së ish-hotel “Vollgës” dhe sipas dëshmisë, edhe shuma monetare, pasi në total Beqja ka pretenduar se i ka dhënë 555 mijë euro, nga të cilat 400 kesh dhe 155 mijë me çeqe bankare. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post