Emina Cunmulaj është një prej modeleve shqiptare shumë të famshme në Amerikë, e cila prej kohësh jeton aty me bashkëshoritn dhe të dyja vajzat e saj.
Ajo njihet për thjeshtësinë që e karkaterizon si dhe për shpitrtin bamirës që ka. Disa kohë më parë modelja u bë shumë e dashur për femrat shqiptare dhe një model referimi, pasi publikoi një video me mesazhe shumë të qarta.
Ajo tregoi se femrat duhet të jenë të fuqishme dhe të arrijnë çdo gjë me forcat e tyre.
Ditën e sotme Emina është acaruar me veprimin e një prifti, rast të cilin e ka lexuar në internet.
Prindërit kishin dërguar fëmijën që ta bekonin, ndërsa ai kishte përfituar nga rasti duke e dhunuar. Emina e shpërndau në rrjetin e saj Instagram, duke shkruajtur:
“Do e godisja me grusht në fytyrë dhe do ja kisha thyer dhëmbët në gojë. Më vjen për të vjellë.”
(E.V/Faxweb.al)