Eminem ka mbledhur në pak ditë dy milion euro, për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga atentati në Manchester.
Reperi kishte lëshuar një apel nëpërmjet adresës së tij në Tëitter: ”Bashkohuni me mua’ kishte shkruar duke organizuar mbledhjen e fondeve së bashku në ‘Manchester Evening Neës’.
Ai tëeet është shpërndarë rreth më shumë se 8000 herë dhe falë tij ka qenë e mundur të mblidhet kjo shifër e rëndësishme.
Lëvizja e Eminem i bashkohet atyre të shumë yjeve të tjerë të muzikës, të cilët janë impenjuar për të ndihmuar.
Të dielën në Manchester do të zhvillohet koncerti për bamirësi i kërkuar nga Ariana Grande ku do të marrin pjesë edhe Justin Boeber, Katy Perry, Miley Cyrus, Take That, Coldplay . (S.SH/Shuplaka)