Emisioni i mëngjesit “Zgjohu”,
Në rubrikën “Tani flet ti”, qytetarët japin opinionin e tyre në lidhje me aktualitetin në Shqipëri.
Një nga telefonuesit shprehu shqetësimin e tij për vendin tonë duke e krahasuar atë me një nga ngjarjet më tragjike në histori, Holokaustin.
Telefonuesi u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama po “e spastron” popullsinë shqiptare, ashtu si Hitleri bëri me atë hebraike, vetëm se kryeministri po bën një “gjenocid më paqësor”.
Telefonuesi e cilësoi kështu këtë fenomen me pretendimin e tij se me politikat e ndjekura, shqiptarët janë të pashpresë dhe të detyruar të largohen.
Qytetari u shpreh gjithashtu se marrëveshja e emigrantëve është një nga hapat më të gabuara dhe më të pashpresa për Shqipërinë.
‘Dikur thoshim “E duam Shqipërinë si gjithë Europa, por sot Shqipëria po bëhet si Afrika”‘, u shpreh qytetari.