16:05 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Emmanuel Macron viziton Britaninë, Theresa May e pret me elozhe

07:25 | 19/01/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emmanuel Macron viziton Britaninë, Theresa May e pret me elozhe

Theresa May ka folur me elozhe për marrëdhënien e fortë dhe të thellë mes Francës dhe Britanisë së Madhe ndërsa presidenti Emmanuel Macron nisi vizitën e parë të tij në Britani.

Kryeministrja tha se të dy liderët mbeteshin të angazhuar për marrëveshjen kufitare “Le Touquet”, në Kale.

Presidenti francez tha se një marrëveshje e re do të përshpejtonte procesimin e emigrantëve të rritur dhe atyre fëmijë në Kale.

Kjo vjen ndërsa Britania e Madhe njoftoi për 44.5 milionë paund shtesë për rritjen e sigurisë në kanalin e La Manshit.

Paratë do të shpenzohen për rrethimin, kamerat e sigurisë dhe teknologjinë e monitorimit me rreze infra të kuqe në Kale dhe pika të tjera kufitare.

Kryeministrja britanike foli në frëngjisht gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, duke i uruar mirëseardhjen Macron dhe veçoi marrëdhënien unikale mes dy prej demokracive më të vjetra dhe më të mëdha të botës.

“Ne mbetemi të angazhuar për mbrojtjen e popujve tanë dhe ruajtjen e vlerave tona si demokraci liberale përballë çdo kërcënimi, të brendshëm dhe të jashtëm.

 Por, miqësia jonë, ka shkuar gjithnjë përtej mbrojtjes dhe sigurisë dhe qëllimi i bisedimeve të sotme përfaqëson natyrën e gjerë dhe unike të saj”, u shpreh Theresa May.

Takimi mes May dhe Macron në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Berkshire-it, u shoqërua edhe me një takim të parë mes agjencive britanike dhe franceze të inteligjencës, me praninë edhe të ministrave të kabineteve respektive.

Macron ndërkohë foli edhe për huazimin e sixhades së famshme Bayeux për tu ekspozuar në Britaninë e Madhe në 2022.

Etiketa: Emmanuel MacronMacron
Pas

HOROSKOPI. 19/01/2018

Para

I pandalshëm Papa Francesku, tre ngjarjet që bën xhiron e mediave nga vizita në Kili (VIDEO)

Para
I pandalshëm Papa Francesku, tre ngjarjet që bën xhiron e mediave nga vizita në Kili (VIDEO)

I pandalshëm Papa Francesku, tre ngjarjet që bën xhiron e mediave nga vizita në Kili (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prapaskenat e sulmit izraelit, Presidenti i Iranit u plagos nga bombardimet

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.