Pas vdekjes pothuajse të gjithë grupit të lojtarëve, ekipi i Chapecoense ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Palmeirasit.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2 me 2, por kjo nuk ka rëndësi për ekipin brazilian sepse rikthehet të luajë pas asaj tragjedisë që i ndodhi.
Kjo është ndeshje u zhvilluar në stadiumin e tyre “ Arena Conda”, ku stadiumi ishte i mbushur plote përplot.
Ngjarja e rëndë që i mori jetën 71 njerëzve duke përfshirë edhe 19 lojtarë, ndodhi me 28 nëntor të 2016-ës.
Tre futbollistët e shpëtuar nga tragjedia Neto, Jakson Follman dhe Alan Ruschel ishin prezentë, në ngjarjen ku u prezantua edhe kupa e Amerikës Jugore.
Trofeu i është dhënë Chapecoensen pas përplasjes, ku ekipi po udhëtonte për ndeshjen e parë finale ndaj Atletico Nacional.
Pas kësaj ngjarjeje ekipi kolumbian ka bërë një kërkesë që trofeu t‘iu jepet atyre dhe se më këtë gjest ata fituan çmimin “Fair Play” e akorduar nga çmimet e FIFa-s.
Një çmim ka shkuar edhe për lojtarët, trajnerët, gazetarët dhe të ftuarit e tjerë që humbën jetën nga tragjedia që është dhënë para fillimit të ndeshjes. (K.P/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”885″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]