Dje Kosova festoi 11 vjetorin e Pavarësisë ku në ceremonitë festive për këtë rast morën pjesë politikanë, intelektualë, artistë, gazetarë nga vendi, rajoni dhe bota.
Ndër ta ishte edhe gazetari amerikan Nolan Peterson, i cili punon si korrespondent i “The Daily Signal”.
Ai ka rrëfyer për ndjekësit e tij në rrjetet sociale diçka të jashtëzakonshme e cila i kishte ndodhur gjatë ditës së djeshme në një restorant në Kosovë.
Pasi kishte përfunduar së ngrëni drekën, Peterson kishte thirrur kamarierin për të shlyer llogarinë por ky i fundit e kishte surprizuar me përgjigjen e tij.
“Vendi juaj shpëtoi t’toni, Më së paku që mund të bëj është t’ju paguaj një drekë”, – ishte shprehur kamarieri.
Postimi i plotë i Nolan Peterson:
Sot Kosova festoi 11 vjet pavarësi. Para paradës, pata drekë në një restorant në Prishtinë. Kur e pyeta kamarierin përt llogarinë, ai thjeshtë buzëqeshi dhe tha, “E keni nga shtëpia.” E pyeta pse. “Vendi juaj shpëtoi t’tonin”, tha ai. “Më së paku që mund të bëj është t’ju paguajmë një drekë.”
(F.GJ/FAXWEB.AL)