Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani. Lajmi është dhënë nga Komanda e Lëvizjes Ajrore të SHBA, ku bëhet me dije se gruaja ishte udhëtuar për në Gjermani.
Në momentin që dhimbjet e lindjes kanë nisur, komandanti i avionit vendosi që të ulte avionin për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, duke ndihmuar në stabilizimin e gruas.
Kanë qenë mjekët amerikanë që kanë shkuar të parët në ndihmë. Tashmë për fat të mirë, nëna bashkë me foshnjen janë mirë. Pamjet janë emocionuese.
(E.H/Faxweb.al)