Gazetari Basir Çollaku ka qenë sot në studion e lajmeve të Fax News ku ka komentuar publikimin e audiopërgjimeve nga gazeta gjermane Bild, që implikojnë rëndë disa zyrtarë të PS-së në Durrës, të cilët janë në bisedime të shpeshta me Astrit Avdylajn, një i arrestuar dhe i dënuar më parë për trafik droge.
Çollaku u shpreh se frika më e madhe që ka sot qeveria Rama, ka të bëjë me materialet që ende nuk janë publikuar. Sipas tij është mafia ajo që merr vendimet në emër të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke bërë që zgjedhjet të mos kenë asnjë vlerë.
Ndërkohë që gazetari e konsideroi një kthim në diktaturë urdhërin e paligjshëm të dhënë nga prokuroria, që iu kërkon mediave që të mos transmetojnë materialet e dosjeve hetimore.
“Frikë më së shumti është ajo që nuk është publikuar ende. Pse duhet të shqetësohen deputetët se gazetarët bëjnë punën e tyre, duhet të shqetësohen për përmbajtjen e atyre përgjimeve, Urdhëri i dhënë nga ana e Prokurorisë për mospublikimin e materialeve nuk ka asnjë bazë ligjore, dhe nuk ka asnjë lloj efekti, është një rikthim i nenit për propagandën, që ishte në kohën e diktaturës.
Është një hap pas agresiv në lirinë e medias. Që nga 2016 kanë nisur një numër i madh dosjesh që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë, kanë qenë gjermanët ata që kanë kapur një telefonatë të Avdylajt me zyrtarë këtu. Vol-vo 4 ka pjellë një 339, më pas del dhe ajo e 184 në Dibër.
Mafia tashmë merr vendime, ka fuqi që të shkarkojë prokurorë, ministra dhe deputetë. Pas Durrësit është Shkodra, është Lezha, është Hasi, kanë një të përbashkët shesin drogë, dhe kanë konfirmuar se janë futur në tregun politik, duke blerë vota, dhe kërkojnë që ti japin atij të gjatit një rezultat tenistik, që ta habisin”, u shpreh gazetari.
Çollaku komentoi dhe lëvizjet e shpeshta të prokurorëve, dhe shtoi se kanë munguar hetimet e mëtejshme, që lidhen me copëza shumë sensitive të përgjimeve.
“Ka një përpjekje absurde për ta zhbërë çështjen, janë ndërruar disa prokurorë, nëse kanë hetuar dhe kanë kryer veprime hetimore , kjo duhet bërë e ditur. Kur futemi te emrat reagon prokuroria dhe thotë, mos këtu se na bëhet hataja. Kur funksionarët e partisë komunikojnë me këta persona, çfarë duhet të kishte bërë prokurori? Duhet të kishte shkuar pas këtij përgjimi për të shkuar te provat, duhet të shkosh te kompjuteri i zotërisë që është kapur në përgjim.
Reagimi i pazakontë i prokurorisë, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (Donika Prela) ka të paktën dy çështje që hetohen për zhdukje fashikujsh, ka informacione se kjo dosje është prekur. Ministra dhe ish-ministra ja kanë gjetur anën që emri i tyre të retushohet, unë nuk heq dorë nga ideja ime që për çështje të tilla të ketë një hetim ndërkombëtar..
Këta që kemi këtu nuk janë ndërkombëtare, këta janë kombëtarë të kapur. Në përgjime ata persona kanë folur hapur, pa asnjë problem. Kreu i mazhorancës ka firmosur listat që janë prodhuar nga grupet kriminale. E kanë shjpjeguar aq qartë saqë nuk ka budalla që nuk e kupton.
Çfarë ka në 690 përgjimet e tjera që ka kjo dosje, ajo që pyes unë a është zoti Rama pjesë e këtyre përgjime? Ky plan ky nprojekt paraprak i shkonte atij, këtë donte ai, që të mblidheshin të gjithë qelbësirat, që të mund ti garantonte një rezultat fitues në zgjedhje”, u shpreh Çollaku.
I pyetur nga gazetarja Armela Ferko nëse do të kemi emra më të mëdhenj se Dako, që janë pjesë e përgjimeve Çollaku u përgjigj: Unë besoj se ka ministra dhe deputetë të tjerë që janë të përfshirë.
Kujt i interesonte që të dilnin përgjimet?
Drejtësia nuk mund ti fshihte këto fakte, pasi ka pasur një përgjim nga eulex. Është e pamundur që të zhdukësh sinjalet që vijnë nga ndërkombëtarët. Zoti Xhafaj është një nga viktimet e këtyre dosjeve, dje kërkoi që të kishte një reagim dhe nga ana e policisë dhe nga ana e prokurisë.
Së bashku me zyrtarët gjermanë ai pati vullnetin të niste arrestimet në një rrang më të lartë, po u bllokua nga shefi i tij, duke bërë që të shkarkohej.
Ti nuk mund të administrosh dot më këto prova, pasi i ke lejuar që materialet të rrjedhin. Ti justifikohesh se nuk vepron për shkak se nuk ke njerëz, ndërkohë që angazhon prokuror dhe officer gjyqësor që të merren me rrjedhjen e hetimeve.
Sa kohë duhet që të zbardhet ky volum i madh?
Prokuroria ka prioritete, se ne e kuptojmë që ka dhe dosje të tjera në dorë nga ana e prokurorisë. Ka një vit e gjysmë prokuroria e përgjithshme që është në detyrë, pse nuk ka marrë asnjë masë për këtë. Ka çuar emrin në KLP, dhe reagon vetëm pas presionit të shtuar nga ana e ndërkombëtarëve.
Unë nuk po them që prokurorja e përgjithshme ka përgjegjësi penale për vonesën e kësaj dosje, por përgjegjësi monale ka patjetër. Pse nuk paskemi ne para për të zbardhur 700 dosje, duke ditur interesin e madh që ka kjo dosje. Duket qartë se është një mungesë vullneti, për të mos thënë që është një urdhër politik.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka marrë shpesh më të lehta krimet e rënda. Të largosh një prokuror dhe të marrësh një tjetër, sa të njihet me dosjen, kanë shkatërruar të gjithë këtë dosjet, Gjykata administrative e ka vërtetuar që lëvizjet në prokurorinë e krimeve të rënda kanë qenë të paligjshme. Nëse e bën detyrën kur e thotë partia atëherë dosjet janë shkërrmoqur.
Krimet e Rënda janë në pritje të Vetingut, një tjetër kërkon që të shkojë te Spaku, si bëhen pazaret për të marrë këto poste? Ja me dosjet që kanë në dorë, kanë filluar pazaret, unë shkoj te KLP, ë njëjtët njerëz shkojnë në institucione të tjera, dhe nuk bëjnë asgjë.
Çfarë pritet në këtë situatë që ndodhemi?
Unë besoj se kjo çështje do të zgjasë më shumë se tre ditë, aty ka prokurorë që e duan këtë zanat, edhe oficerë gjyqësorë, shefat e korrupsionit janë në politik, nuk besoj se janë në prokurori. I kanë zgjidhur hallet politikës duke djegur dosjet, Reforma është bërë një gjueti shtrigash, ku është Calavera, Jacobs, që mrekullohen nga rezultatet mbresëlënëse? Ditën e dytë pasi vijnë në Shqipëri bëhen edhe më keq se shqiptarët.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post