19:59 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ 1 mijë Euro rryshfet në dorë, Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin

22:54 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ 1 mijë Euro rryshfet në dorë, Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin

Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë. Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro (lexo këtu).

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila a lajmëruar shkarkimin menjëhershëm nga detyra të mjekut Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT .

Manastirliu shprehet se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.


“Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale duke ftuar qytetarët që të mos hezitojnë në denoncimin e rasteve të tilla.

Postimi i plotë:

“Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.
Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!
Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.
Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.
Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!
Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”,
 deklaroi Manastirliu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Enes HafiziOgerta ManastirliuPali Çuni
Pas

Detaje nga konflikti Rama-Haradinaj, Andi Bejtja komenton përplasjen

Para

Përfundon takimi/ Liverpool bën mrekullira, shkatërron Barcelonën me rezultatin 4-0

Para
Përfundon takimi/ Liverpool bën mrekullira, shkatërron Barcelonën me rezultatin 4-0

Përfundon takimi/ Liverpool bën mrekullira, shkatërron Barcelonën me rezultatin 4-0

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.