Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shqiptarin Abdulla Hoxha 22 vjeç dhe kolumbianin Carlos de Pasquale 24 vjeç të dy banues në Katania.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë në apartamentin ku ata jetonin, kanë hedhur nga dritarja një pako me 1 kg marijuanë. Sipas policisë italiane nga e gjithë sasia e drogës së hedhur trafikantët do të arrinin të fitonin 10 mijë euro.
Të dy të arrestuarit janë dërguar në burgun e Caltagirones në pritje të vendimit.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post