2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti me armë që ka ndodhur pas mesnate në zonën e Mamurrasit.
Burime bëjnë me dije për Fax News se ngjarja ka ndodhur në Fushë Mamurras, ku si pasojë e një konflkti me armë kanë mbetur të plagosur 2 persona, Gentian Diva dhe Andi Skonja.
Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbini, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe është sekuestruar një armë kallashnikov.
Ndërkohë që policia ka arrestuar shtetasin Andi Diva dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Kastriot Leshaj.
Në konfliktin që ka nisur fillimisht pranë hekurudhës në Fushë Mamurras ka vijuar më pas dhe në rrugët e qytetit.
Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 01 pas mesnate.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.
Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D.
Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.