Në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan ka ndodhur një aksident. Burime zyrtare bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem.
Automjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër.Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas.
Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin Rexhino Shabani , Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani .