Policia ka dhënë detajet e par në lidhje me aksidentin e rëndcë të ndodhur në RRugën e Kombit pasditen e some ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë plagosur tre të tjerë.
Burime për ‘Fax News” bëjnë me dije se emrat e viktimave janë Myftar Kovaçi dhe Jak Syla. Ndërsa janë plagosur 3 shtetase, që ishin pasagjere tek mjeti tip “Benz”. Aksidenti ka ndodhur në në vendin e quajtur Fang.
Njoftimi i policisë:
Mirditë
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volksëagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has.
Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(B.H/FAXWEB)