Policia e Korçës ka identifikuar autorët e vjedhjes së Katedrales në Korçë dhe ka arrestuar 2 prej tyre, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër i cili dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në vjedhje.
Është arrestuar Genci Arifi 40-vjeç dhe Joan Cigare 23-vjeç, përdorues i lëndëve narkotike (heroinë).
Autorët e grabitjes, kishin dëmtuar edhe sendet e tjera që ndodheshin brenda katedrales. Kjo ishte hera e tretë që Katedralja në Korçë grabitej.
Ata ishin shtirur si besimtarë dhe kishin hyrë në kishë, dhe pasi janë larguar njerëzit e tjerë ata grabitën arkën e të varfërve. (B.H/Faxweb)