10:22 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Arrestohen dy trafikantët në Tiranë, shisnin heroinë tek “21-shi”. Sekuestrohen dhe armë (DETAJET)

11:17 | 16/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Arrestohen dy trafikantët në Tiranë, shisnin heroinë tek “21-shi”. Sekuestrohen dhe armë (DETAJET)

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka finalizuar me sukase operacionin e koduar  “CLEANER” ku janë arrestuar dy persona, përkatësisht, Ermal Demushi, 35 vjeç dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi,  në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonën e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

“Gjate kontrollit u sekuestruan dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike Heroinë, 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak”- njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta

Finalizohet  me sukses operacioni policor  “CLEANER”

Sekuestrohen dy armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi,  60 doza lëndë narkotike Heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak

Arrestohen në flagrancë dy persona.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar  “CLEANER” ku u kapen në flagrancë shtetasit:

– Ermal Demushi, 35 vjeç, banues në Tiranë.

– Emirjon Doçi, 29 vjeç, banues në Allias,  Tiranë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tirane, është grumbulluar  informacion nga burime të ndryshme se shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi,  në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonen e “21 Dhjetorit”, shpërndanin (shisnin) lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë” me doza.

Në bazë të këtyre informacioneve,  është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të “21 Dhjetorit”  në një lokal,  janë kapur në flagrancë  shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi.

Gjatë kontrollit,  shtetasit Emirjon Doçi ju gjetën 22 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, ndërsa  shtetasit Ermal Demushi një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli ka vijuar në dyqanin e shtetasit Ermal Demushi, ku mbi bazën e informacioneve dyshohej se kishte armë zjarri, dhe  nga kontrolli i kryer, iu gjetën një sasi tjetër  lënde narkotike e llojit Heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë  cannabis sativa,  5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive.

Gjithashtu,  po gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit Ermal Demushi, në bagazhin e saj,  iu gjet një pushkë sportive me dylbi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar :

– 60 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë“ dhe një dozë  “Cannabis Sattiva”

– një peshore elektronike      – 1 armë pistoletë me mulli

– 1 arme zjarri pistoletë Zastava

– 12  fishekë

–  5 kapsolla detonatore me fitil

– 1  fitil zjarr përcjellës

– një  sasi e vogël  lënde eksplozive

– 1pushkë sportive me dylbi

– 140 mijë lekë të reja

– 1  automjet në pronësi të shtetasit Ermal Demushi

–  5 aparat telefoni celular

Materialet proceduriale u referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale  “Prodhimi dhe shitje lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashkuar nga nenet 283/2, 278/2,3,4, 280 të  Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi. (B.H/Faxweb)

Etiketa: 29 vjeç35 vjeç dhe Emirjon DoçiErmal Demushitë dy banues në Tiranë
Pas

“Tani ka ardhur fundi, nuk pret më”, minatorët paralajmërojnë Ramën: Do të përshkallëzojmë protestat

Para

”Gomar, derrë, kafshë, s’njeh nënë e babë”, degjeneron keq debati mes analistëve në studion e Zhejit (Video)

Para
I doli emri në listën “fake” për fondet sekrete greke, Artur Zheji: Është e sajuar në Athinë e Tiranë. Jam ndeshur me shumë kërcënime…

''Gomar, derrë, kafshë, s'njeh nënë e babë", degjeneron keq debati mes analistëve në studion e Zhejit (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Mbaj përgjegjësinë për humbjen”/ Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Operacioni antidrogë me 52 urdhër-arreste, SPAK konferencë të përbashkët me autoritetet italiane në orën 11:30

Policia italiane arreston 97 pjesëtarë të Draghettës, shumica të akuzuar për trafikim droge

Rama mesazh kandidatëve socialistë pas mbylljes së procesit zgjedhor: Nuk ka humbës, por fitues! Rezultati do të mbetet në historinë politike të vendit

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

Goditi me thikë për vdekje 19-vjeçarin në Angli, 23-vjeçari shqiptar shpallet fajtor (Emri)

Trajneri i ri te Milani, Igli Tare ka një emër të preferuar

Stadiumi kombëtar i dënuar nga FIFA, mbi 250 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Leverkusen josh Fabregas, Ten Hag mbetet plan B

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.