08:58 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

EMRAT/ Bashkë me të dashurën po përgatiste sulm kamikaz, si u dështoi plani çiftit kosovar

19:48 | 11/06/2018
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Bashkë me të dashurën po përgatiste sulm kamikaz, si u dështoi plani çiftit kosovar

Gati katër vite pasi u parandalua për të shkuar në ISIS, kosovari shtetas belg, Gramos Shabani nuk ka hequr dorë nga terrorizmi. 26 vjeçari u arrestua të mërkurën e kaluar për dyshimet se bashkë me të dashurën e tij po planifikonin sulm kamikaz ndaj KFOR’it në Kosovë. Gjykata u ka caktuar atyre 30 ditë paraburgim.

Gramos Shabani dhe Edona Haliti janë arrestuar të mërkurën e shkuar në banesën e tyre në Fushë Kosovë. Ata, po dyshohen se ishin duke organizuar një sulm kamikaz. Cak i tyre ishte misioni ushtarak i NATO’s në Kosovë, KFOR.

28 vjeçarit nga fshati Raskovë i Obiliqit, me shtetësi belge, dhe të dashurës së tij një vit më të re në moshë, Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Masën e sigurisë ndaj tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe avokati i Shabanit, Arbër Rexha.

Rexha ka thënë se ka apeluar këtë vendim të gjykatës, pasi sipas tij, Prokuroria Speciale nuk ka arritur të ofrojë prova për dyshimet që ngarkohet klienti i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

“Klienti im çdo herë ka mohuar dyshimet për të cilat pretendohet”, ka treguar Rexha në një bisedë për Gazetën Express.

“Prokurori Special nuk ka ofruar ndonjë provë për dyshimet”, thotë avokati i të dyshuarit për organizimin të sulmit terrorist dhe rekrutim.

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ka theksuar se ekziston dyshimi që shtetasi belg të arratiset nga autoritetet kosovare nëse nuk ndalohet në paraburgim. Sikurse, sipas prokurorisë, të dy të dyshuarit mund të ndikojnë në zhdukjen e provave nëse lihen të lirë.

Këto i ka marrë për bazë gjykata, e cila ua ka caktuar të dy të dyshuarve 1 muaj qëndrim në paraburgim.

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me datën 2 qershor, 2018, i pandehuri G.SH, me dashje direkte, i ka bërë thirrje të pandehurës E.H, për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë”, thuhet në njoftimin e gjykatës për paraburgimin e çiftit.

Gazeta Express merr vesh se pretendimet e autoriteteve kosovare janë se Shabani kishte arritur të rekrutonte të dashurën e tij 25 vjeçare, Edona Haliti nga Prishtina, që së bashku të kryenin sulme kamikazë ndaj konvojeve të KFOR’it në Kosovë, në vende të frekuentuara me qytetarë.

Plani ishte bërë më 2 qershor të këtij viti, pretendon Prokuroria, siç merr vesh Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe, çifti ishte nën përgjim nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.

I dyshuari mashkull, po ashtu, sipas Prokurorisë Speciale ka qenë duke rekrutuar të tjerë që të kryejnë  akte të ngjashme terroriste edhe në Belgjikë dhe Francë.

Por, Gramos Shabani nuk është i panjohur për hetuesit e anti-terrorizmit në Kosovë. Ai në gusht të vitit 2014 ishte parandaluar për të udhëtuar në Siri. Kosovari më shtetësi belge, ishte ndaluar në aeroportin e Prishtinës pasi dyshohej se po provonte që përmes Turqisë të i bashkohet ISIS’it.

Edhe atëherë, i njëjti kishte qëndruar 30 ditë në paraburgim.

Të hënën, Gazeta Express ka qëndruar në Raskovë të Obiliqit, ku ndodhet shtëpia e familjes së Gramos Shabanit.

Familjarë të tij kanë treguar se prindërit e 26 vjeçarit ndodhen në Belgjikë, ku janë me vendbanim të përhershëm.

Shtëpia e familjes së Gramos Shabanit në Raskovë të Obliqit

Ata nuk kanë pranuar të komentojnë veprimin e nipit të tyre, duke kërkuar që ekipi të largohet nga fshati.

“S’ka nevojë me bo kaq të madhe. Ma mirë mos u lodh hiq”, ka sugjeruar gruaja e axhës së shtetasit belg të dyshuar për terrorizëm, kur Express ka kërkuar që të takojë axhën e Shabanit.

“Kështu që mundi mu largu. Ditën e mirë”, ishte komunikimi i fundit që ajo ka bërë me ekipin e gazetës.

Babai i Gramos Shabanit, Istrefi, në vitin 2014, kur i ishte arrestuar për herë të parë i biri në Kosovë, kishte mohuar lidhjet e të riut me ISIS, edhe pse atij i ishte gjetur një flamur i kësaj organizate terroriste gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës.

Madje ai kishte dhënë edhe një shpjegimin interesant për këtë flamur.

“Thuhet se e kishte një flamur, por e kishte për çështje komerciale, me ia shit dikujt”, u kishte thënë mediave Istref Shabani, para gati katër viteve.

Ai, atë kohë ankohej se të birit do t’i humbin studimet, pas arrestimit dhe ndalimit në paraburgim.

“Ka provime në ekonomik në Bruksel. Apeloj që të merren masa, ndryshe do t’i drejtohem shtetit belg”, shoshte ai në gusht të vitit 2014. /M.Gj./GazetaExpress/

Pas

“Rama ik”, të rinjtë e FRPD dhe LRI zhvendosin protestën para Kryeministrisë, përplasen me policinë (VIDEO)

Para

VIDEO/ Propozimi surprizë i Donarumës “pushton” rrjetin

Para
VIDEO/ Propozimi surprizë i Donarumës “pushton” rrjetin

VIDEO/ Propozimi surprizë i Donarumës “pushton” rrjetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar

Përmbytje katastrofike në Teksas, konfirmohen 24 viktima, zhduken edhe 24 vajza nga një kamp veror

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan sekuenca nga filmi i animuar “Ilira”

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.