Është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen “Karaburuni” për abuzimet me pronat në bregdet. Hetimi ka nisur në 2016 ndërsa në gjykatë është regjistruar në korrik 2017.
Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për Rajmond Mezinin dhe u dënua vetëm me 18 vite, Mezini është përfitues I tokës së Karaburunit. Gjithashtu Prokurori kërkoi 24 vite burg për Enkes Hysendhima, avokat I Mezinit, ndërsa gjykata dha pafajësi.
Për Lefter Gjergjin, i cili është akuzuar se ka regjistruar 33 hektar truall në Palasë me anë të dukomentave të falsifikuara Prokuroria ka kërkuar 19 vite burg, ndërsa gjykata dha 16 vite.
Për Blerina Dhramin, juriste e Hipotekës prokurori kerkoi 11 vite dy vepra shperdorim dhe falsifikim, gjykata e denoi 6 vjet.
Donika Besimaj, sekretare e gjykatës u dënua me 3 vite burg, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar 6 vite.
Hetimet për dosjen “Karaburuni” kanë nisur në qershor 2016. Fillimisht, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro mbi tokën e dyshuar si të fallsifikuar. Më tej, hetimet u shtrinë tek personat e dyshuar për këtë vepër penale, të cilët u arrestuan.
(B.H/FAXËEB)