Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Londrës pasi po transportonin drogë të llojit kokainë me vlerë 8 milionë paund. Ata kanë pranuar akuzat në gjykatë se droga u përkiste atyre.
Të arrestuarit janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prençi.
Masa e dënimit për ta do të jepet në javën në vazhdim në gjykatën e Londrës Southëark Croën Court. Policia londineze thotë se dy shqiptarët ishin banues në rrugën Neëlands Street, Ëitham, Essex.
Haxhi Shehu
Fillimisht oficerët e komandës për krimin e organizuar në policinë metropolitan i kapën Haxhi Shehut dhe Fitim Prençit 79 kg kokainë që po e transportonin me një Ford Focus i parkuar në rrugën Collingëood në zonën Ëitham.
Fitim Prenci
Për këtë sasi kokaine policia kishte marrë informacion paraprakisht dhe u vu në ndjekje të shqiptarëve. Kjo sasi kokainë ishte e vendosur në katër çanta. Dy kilogram të tjera kokainë iu kap në një shtëpi në rrugën Neëlands së bashku me një makinë numërimi parash dhe disa celularë.
Detektivisti Liam Hurley, i Komandës së Krimeve të Rënda tha: “Këta dy burra kishin një nivel të lartë të shpërndarjes së drogës, duke pasur parasysh madhësinë e këtij konfiskimi. Ky ishte një operacion me ritme të shpejta në të cilin oficerët kapën një sasi shumë të madhe të kokainës. “Droga shkatërron jetën dhe ushqen krimin e mëtejshëm, dhunën dhe shfrytëzimin. Nuk kam asnjë dyshim se publiku është më i sigurtë me këta dy burra që po përballen tani me një dënim të rëndësishëm’, tha ai.
Discussion about this post