Policia e Durrësit ka publikuar emrat e plotë të personave të arrestuar dhe atyre të janë shpallur në kërkim, gjatë operacionit të koduar “Porositësi”. Në mesin e personave të arrestuar bëjnë pjesë edhe dy vëllezërit Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, së bashku me policin e burgut Flamur Bejko dhe Ilirjan Feçin, ky i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Të arrestuarit;
- Gentjan Beqiraj
- Indrit Beqiraj
- Flamur Bejko
- Pellumb Hoxha
- Idajet Hoxha
- Armand Dalipi (Daka)
- Fatjon Myrta
- Blerim Elezi
- Gentian Sheshi
- Kujtim Deliallisi
- Albano Hajdari
- Fatjon Hajdari
- Armando Lama
- Altin Celami
- Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Të shpallur në kërkim: Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja, Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. Kasander Noga – i arrestuar në Belgjikë.
Arrestimi u krye pasi dy vëllezërit Beqiraj të përfshirë në një konflikt në autostradën Tiranë-Durrës një ditë më parë, dhanë dëshminë e tyre në polici duke ‘zbërthyer’ bandën kriminale, ndër ta dhe vrasës me pagesë.
Dy vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqirajt u janë gjetur 4 kilogramë lëndë plasëse tritol dhe kallash për të kryer vrasjen e prositur nga polici, por nuk kanë mundur ta kryejnë pasi janë pikasur nga grupi i “Rrumit të Shijakut”.
Shoferi i Aleksandër Muharremit ose Rrumit të Shijakut ka marrë peng njërin prej dy vëllezërve, duke u detyruar ta linte të lirë 500 metra më tutje pasi nuk mund të kalonin si shkak i prezencës së policisë.
Mes të atestuarve është dhe Kevin Zeneli, 23 vjeç, i cilësuar si i besuari i Kasandër Nogës, (i arrestuar në Belgjikë), i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Në vitin 2022, Zeneli ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv dhe qëlloi për vdekje Erion Çelën, ndërsa plagosi 4 të tjerë në “Don Bosko”.
Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të këtij viti. Sipas njoftimit të policisë, Zeneli kërkonte nga 50-150 mijë euro për të kryer një vrasje.