02:34 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dalin emrat/ SPAK nis hetimin për 20 ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, për çfarë ákuzohen

14:11 | 08/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbyllen aplikimet/ Kush janë 40 kandidatët për kreun e BKH, mes tyre 7 gra

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar deklaron se po heton 10 ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u shkarkuan nga vettingu për fshehje të pasurisë dhe 10 prokurorë, po për të njëjtën akuzë.

Sipas SPAK, bazuar në kallëzimin penal kundër disa subjekteve ish-gjyqtar dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga detyra nga Komisioni Pavarur i Kualifikimit është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme. Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 28.04.2020, është regjistruar kallëzimi penal Nr. 91, i paraqitur nga shtetasi Fran Dashi, kundër 20 shtetasve me funksion ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë, apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, si dhe prokurorive te ndryshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 143, 143/a/6,180, 181, 248 dhe 257/a të Kodit Penal.

Objekt kallëzimi janë deklarimet e kryera nga këta subjekte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendimet e shkarkimit të tyre nga KPK-ja.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar materialet e kallëzimit në raport me përcaktimet e neneve 75/a dhe 78 të Kodit të Procedurës Penale dhe ka arritur në konkluzionin se jo të gjithë subjektet e kallëzuar janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.
Nisur nga kjo është ndarë materiali kallëzues në ngarkim 10 të subjekteve, duke ia dërguar për kompetencë dhe vlerësim prokurorive kompetente në lëndë dhe territor, e pikërisht Prokurorive Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë për 10 subjekte, me funksion ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në Prokurorinë e Posaçme është regjistruar proçedimi penal Nr.137/2020, për veprën penale “Refuzimi për deklraimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar: Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm, Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese-po hetohet nga SPAK, Fatmir Lushi, sh-prokuror në Prokurorinë e Elbasan, Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Luan Dervishi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, Shkëlzen Selimi, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Gani, Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në, Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Marina Rraboshta, ish-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër, Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese-po hetohet nga SPAK, Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë-po hetohet nga SPAK, Petrit Fusha, ish-drejtues i Prokurorisë Tiranë, Besnik Cani, ish-drejtues i Prokurorisë Elbasan, Besim Trezhnjeva, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës, Arjan Balliu, ish-gjyqtar Gjykata e Apelit Durrës, Ferdinad Elezi, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës, Besa Nikëhasani, ish-drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër.

Pas

Studimi ngre alármin: Koronavirusi mund të përhapet edhe përmes s*ksit

Para

Dilë islamaj puna lezhe

Para
Dilë islamaj puna lezhe

Dilë islamaj puna lezhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.