Ditën e martë, njësia anti-terror e Policisë belge, arrestoi 8 shqiptarë nga Kosova, të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitet terrorist.
Për 3 nga 8 të ndaluarit është firmosur urdhër-arresti: Egzona K., 23-vjeçe, kosovare me shtetësi serbe, si edhe Kastriot M. 23-vjeç e Mahid D., 27-vjeç.
5 të tjerët u liruan pasi nuk u provua përfshirja e tyre në aktivitet terrorist.
Të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë aktive e një celule terroriste qe rekrutonte dhe financonte xhihadistë për të luftuar në Siri përkrah ISIS.