07:03 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Emrat/ Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda. Në pranga doganierë dhe tregtarë

18:44 | 21/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Emrat/ Kontrabandonin “Range Rover”, shkatërrohet banda. Në pranga doganierë dhe tregtarë

Prokuroria e Tiranës ka shkatërruar një bandë e cila trafikonte automjete tip Range Rover të vitit 2015, në vendin tonë duke shmangur vlerën e doganës.

Në pranga ka rënë një punonjës i agjencisë së regjistrimit të automjeteve dhe disa biznesmenë janë arrestuar për veprat penale si shëprdoirim detyre, falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve dhe tregtimi i mallrave kontrabandë.

Duke u referuar ligjit, automjetet që kanë më pak se 10 vjet që nga vitprodhimi i tyre kanë një tarifë më të lartë doganore, grupi duket se duke flasifikuar dokumentet i ka deklaruar si më të vjetra veturat, në mënyrë që të paguante një tarifë më të vogël doganore, çka do ta rriste ndjeshëm fitimin e grupit në fjalë me shitjen e makinave Range Rover në tregun vendas.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal. 

Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.

-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i  K. Pr. Penale.

Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.

Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve:

-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:

-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/1 masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i  K. Pr. Penale.

-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqiturn në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi  dyshohet se prej tyre janë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover”, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.  (E.V/Faxweb.al)

 

Etiketa: 5 prangabandaEmrat/ Kontrabandoninrange rovershkatërrohet
Pas

SHBA paralajmëron Iranin: O bëni ndryshime, ose përballeni me sanksionet më të fuqishme në histori

Para

IMAZHET DRAMTIKE/ Llava mbërrin në Paqësor, shkenctarët paralajmërojnë për një rrezik të ri

Para
IMAZHET DRAMTIKE/ Llava mbërrin në Paqësor, shkenctarët paralajmërojnë për një rrezik të ri

IMAZHET DRAMTIKE/ Llava mbërrin në Paqësor, shkenctarët paralajmërojnë për një rrezik të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.