Gjykata e Apelit Shkodër ka shpallur vendimin për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit, duke vendosur lirim me detyrim paraqitje për 7 prej tyre. Sakaq gjykata la në “arrest me burg” 4 nga kuksianët e arrestuar.
Në burg u lanë Vasil Laçi, Oltion Cenku, Shkëlqim Vata dhe Florin Onuzi. Për katër personat që kanë mbetur në burg, avokatët kanë deklaruar se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Trupi gjykues në gjykaten e apelit Shkodër vendosi:
Shpëtim Toda-Detyrim paraqitje
Xhevahir Hereni-Detyrim paraqitje
Elton Cengu- Arrest me burg
Florin Onuzi- Arrest me burg
Shkëlqim Vata-Detyrim Paraqitje
Xhevahir Gashi-Arrest me burg
Ervis Ruçi-Detyrim paraqitje
Rasim Onuzi-Detyrim Paraqitje
Vasil Laçi- Arrest me burg
Abdi Haziri-Detyrim Paraqitje
Edmond Matmuja-Detyrim paraqitje