22:58 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EMRAT/ Kush janë administratorët e arrestuar të linjave kryesore urbane në Tiranë për falsifikim

12:28 | 28/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EMRAT/ Kush janë administratorët e arrestuar të linjave kryesore urbane në Tiranë për falsifikim

Ditën e sotme policia ka arrestuar 8 persona, punonjës të kompanive të transportit publik nëTiranë, pasi ishin të përfshirë në skemë falsifikimi të aboneve dhe të biletave.

Policia e Shtetit bën me dije se ka sekuestruar 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Ndërkaq Faxweb.al ka mësuar edhe emrat e personave të arrestuar që janë Ferdinand Ibrahimi, me detyrë administrator i linjës së Unazës si edhe djalin e tij Anastas Ibrahimi.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe Fatos Vrapi 60 vjeç, administrator i linjës Tirana e Re, Albana Vrapi 51 vjeçe me detyrë administratore e linjës Tufinë dhe Shkozë.

Në pranga po ashtu është vënë edhe Evisa Vora banuese në Tiranë, 33 vjeçe, me detyrë administratore e një shoqërisë së transportit të Porcelanit si dhe Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash.

Po ashtu është arrestuar edhe Aldi Duka, 39 vjeç me detyre dispeçer i një linje autobuzash, si dhe Klodiana Qato, 42 vjeç, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë

8 persona janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të një operacioni të koduar “Bileta e Falsifikuar”.

Policia e Shtetit bën me dije se ka sekuestruar 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Burime për Faxëeb.al bëjnë të ditur se në pranga është vënë edhe adminstratori i linjës së “Unazës” Ferdinand Ibrahimi.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

Vihen në pranga 8 persona.

Sekuestrohen 150 000 bileta të falsifikuara.

Në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
  2. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
  3. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;
  4. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;
  5. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;
  6. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;
  7. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;
  8. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intesitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(M.Q/faxweb.al)

Etiketa: administratoret e urbanevealbana vrapiarrestohenervisa voraFatos Vrapiferdinand dervishiklodian qatolulzim allarajtirane
Pas

Rezarta Shkurta nis pushimet, zbulon pamjet nga vendi luksoz

Para

Mbledhja e PS-së në Shkodër, kush janë katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Para
Prokuroria nis hetimet për deputetin socialist (Akuzat+Emri)

Mbledhja e PS-së në Shkodër, kush janë katër emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Discussion about this post

Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.